Showbiz

Kitaristi revoltohet me ministren: Mortja që s’të ha, mjerë populli

Shkruar nga Liberale

Kitaristi i njohur, Bledar Sejko ka shprehur revoltën e tij, pas deklaratës së ministres së Financave, Anila Denaj se artistët e ndryshëm, këngëtarët dhe profesionistët e këtij sektori duhet të angazhohen në sektorin e ndërtimit, pas krizës së krijuar nga koronavirusi.

Sejko thekson se në rast se angazhohen persona jo të fushës në ndërtim, atëherë rreziku që një tërmet i radhës të shkaktojë dëme është shumë i lartë.

Miq dhe mikesha artiste, muzikante, aktore, regjizore, kineaste, humoriste, valltare, sportiste etj etj se nuk ka fund lista e sektoreve te artit dhe kulturës, sektori ndërtimit ka nevoje për punëtorë, sipas kësaj i bie që:

Ne duhet te harrojmë profesionet, shkollat, studime, karrierën dhe një jete te tere nëpër skenat, brenda dhe jashtë vendit, ku me qindra artiste na kane nderuar neper skenat botërore, dhe qe fatkeqësisht disa janë kthyer qe te bëjnë artin ne atdheun e tyre, tani duhet te merren me ndërtime, dhe pastaj kur bie tërmeti radhes ( largqoftë) na bën me rrafsh se çfarë beri ky i nëntorit, se do futen jo profesioniste i bie ne fushën e ndërtimit. Ahhh mortja që s’të ha dhe nuk ju ha, mjere populli e mjere ne që merremi me ju debila. No comment”, theksoi Sejko.

Ministrja e Financave, Anila Denaj deklaroi ditën e sotme se punëtorët e fushave të ndryshme duhet të tregohen fleksibël gjatë kësaj periudhe dhe të punojnë në sektorin e ndërtimit. E pyetur për ankesën e këngëtarëve, të cilët gjatë kësaj periudhe kanë mbetur papunë, ministrja është shprehur se puna në ndërtim vlen për të gjithë, edhe për këngëtarët.

“Kjo situatë mund të sjellë rimodelimin e fuqisë punëtore. Nëse ai punonjës punonte në hoteleri-turizëm, tani mund të punojë në ndërtim. Sepse fondet e rindërtimit janë të paprekura. Fleksibiliteti për të ndryshuar punën duhet të jetë i lartë. Edhe këngëtarët që përmendët ju duhet të mendojnë në këtë drejtim. Qarkullimi në këto sektorë do të jetë më i ulët dhe do të ketë një rialokim”, tha Denaj./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH