Aktualitet

Kishte shkuar në Greqi për të punuar, pamjet e kamerave zbulojnë lëvizjet e fundit të 27-vjeçares së zhdukur, një i arrestuar

Shkruar nga Liberale
Kishte shkuar në Greqi për të punuar, pamjet e kamerave

Pamjet e pesë kamerave të sigurisë nga vende të ndryshme, që tregojnë udhëtimin fatal të Anastasias nga Polonia, po shqyrtohen nga autoritetet policore në Kos, për të hedhur dritë mbi rastin e errët të zhdukjes së 27-vjeçares. Pamjet e kamerave tregojnë vajzën bukuroshe bionde duke bërë pazar në një mini market që ndodhet pak kilometra larg hotelit ku ajo punonte.

Në një nga pamjet e CCTV ajo shihet duke blerë kanaçe birre, duke dalë nga minimarketi dhe duke u ulur në një tarracë duke pirë. Në të njëjtën kohë me 27-vjeçaren në dyqan ndodhet edhe 32-vjeçari nga Bangladeshi i cili është arrestuar me akuzën e rrëmbimit dhe konsiderohet si i dyshuari kryesor për zhdukjen e Anastasias. Siç shihet në materialin që ka në dorë policia, kur e sheh 32-vjeçari i afrohet dhe fillon të flasë me të, ndërsa vijnë edhe të huaj të tjerë.

Në fund të videos shihet 27-vjeçarja duke u larguar me 32-vjeçarin, me të cilin hipi në motor dhe largohen në drejtim të rrugës që të çon në shtëpinë e 32-vjeçarit, ku janë përqendruar hetimet. Policia beson se në shtëpi mund të gjejë materiale që do ta “zhbllokojnë” çështjen.

Tashmë në operacionin për gjetjen e vajzës janë përfshirë pjesëtarë të Mbrojtjes Civile, Zjarrfikësve, Ekipi Helen i Shpëtimit si dhe vullnetarë të cilët me dron dhe qen të trajnuar posaçërisht “krehin” zonën ku ndodhej 27-vjeçarja ku u pikas së fundit.

Në të njëjtën kohë, sot në ishullin Kos po shkojnë një grup detektivësh privatë nga Polonia, të cilët me urdhër të familjes do të kryejnë hetimet në zonë për gjetjen e 27-vjeçares Anastasia. Në të njëjtën kohë, grupe të mediave sociale kanë krijuar nga polakë të cilët ngarkojnë informacione që mund të jenë të dobishme në hetime.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH