Aktualitet

Kishte hyrë në banesë për të vjedhur, arrestohet 37-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Kishte hyrë në banesë për të vjedhur, arrestohet

Policia e Fierit ka vënë në pranga 37 vjeçarin që po vidhte një banesë në lagjen “8 Shkurti”. Ka qenë një telefonatë nga qytetarët, që ka lajmëruar Policinë se 37 vjeçari po vidhte banesën e shtetasit A. V.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar patrulla e policisë e cila bëri të mundur kapjen në flagrancë të autorit F.K., banues në lagjen “Sheq i Madh”, bashkë me 2 aparate celularë të vjedhura.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier për veprën penale “Vjedhja”./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH