Aktualitet

Kishte fshehur në makinë një snajper dhe shotgan, arrestohet një person në portin e Durrësit

Shkruar nga Liberale
Kishte fshehur në makinë një snajper dhe shotgan, arrestohet

Është arrestuar në Portin e Durrësit një person, i cili është kapur me një arsenal armësh.

Sipas raportimeve personi që posedonte armë ishte duke u futur në Shqipëri nëpërmjet pikës kufitare të portit të Durrësit.

Gjatë kontrollit të bërë nga policia rezultoi se në makinë ishte fshehur një snajper, një shotgan dhe një pistoletë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH