Punonjësit e policisë së Prokurorisë së Larisës, kanë arrestuar një 30-vjeçar shqiptar, pasi i janë gjetur në çantën e shpinës më shumë se 5 kilogramë hashash.
Sipas raportimeve, efektivët e policisë po e ndiqnin 30-vjeçarin nga zona e Gonnon-it dhe me të mbërritur në Tempi, e kanë kontrolluar.
Burimevt policore, njoftojnë se 30-vjeçari ka tentuar të arratiset pa sukses, ndërsa nga kontrolli në çantën e shpinës u gjetën 5.1 kilogramë hashash.
Ndërkohë i arrestuari pritet të dalë sot në Prokurori.