Kronikë

Kishin një konflikt me njëri-tjetrin/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, zbardhen detaje të reja nga ngjarja

Shkruar nga Liberale
Kishin një konflikt me njëri-tjetrin/ Plagosje me armë zjarri

Dalin detajet e reja nga plagosja me armë zjarri në Vlorë.

Sipas informacioneve të para bëhet me dije se një shtetas 40-vjeçar i identifikuar si Defrim Pashaj sapo ka mbërritur i plagosur me armë zjarri në spitalin e Vlorës.

Pas ngjarjes policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, gjithashtu ka sekuestruar edhe një armë gjaku me të cilën është kryer plagosja.

Në pranga ka rënë 38-vjeçari me iniciale L.Z, i cili dyshohet se pas një debati për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Defrim Pashaj.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH