Aktualitet

Kishin mbjellë drogë në mes të pyllit, u arrestuan dy "pronarët"

Shkruar nga Liberale
Kishin mbjellë drogë në mes të pyllit, u arrestuan dy

Policia ka arrestuar në flagrancë dy "pronarët" : E. D., 25 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër dhe M. N., 23 vjeç, banues në lagjen “3 Heronjtë”, Shkodër, për arsye të kultivimit të kananbisit në vendin e quajtur “Pylli i Staneve të Gakut”, në fshatin Gimaj të Shkodrës.

Po ashtu u sekuestrua një arme zjarri automatik dhe municioni luftarak, të cilat u gjendën në një ambient në afërsi të sipërfaqes së mbjellë me bimë narkotike.

Ndërkohë, materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe i municionit”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH