Aktualitet

Kishin mbjellë bimë kanabisi në pyll, arrestohen tre persona

Shkruar nga Liberale
Kishin mbjellë bimë kanabisi në pyll, arrestohen tre persona

Policia ka arrestuar tre persona në Mallakastër të dyshuar për veprën penale “Kultivimi i lëndëve narkotike”.

"Nga veprimet operacionale dhe hetimore, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen e 3 shtetasve, si autorë të dyshuar të tentativës për kultivimin e fidanëve narkotikë", njofton policia.

Njoftimi i policisë:

Mallakastër

Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Vihen në pranga 3 shtetas.

Shërbimet e Policisë Mallakastër, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, kanë konstatuar të kultivuara në pyllin e fshatit Lofkënd, disa fidanë narkotikë.

Nga veprimet operacionale dhe hetimore, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen e 3 shtetasve, si autorë të dyshuar të tentativës për kultivimin e fidanëve narkotikë. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH