Policia e Lushnjës ka arrestuar një 35-vjeçar, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht një të re. Sipas burimeve zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, ndaluan shtetasin V. F., 35 vjeç, banues në Savër, Lushnjë. Ky shtetas dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 26-vjeçare.
Burimet tregojnë se dy të rinjtë e kishin lënë të pinin kafe, por gjatë bisedës 35-vjecari i ka propozuar të rrinin më gjatë bashkë.
Fillimisht edhe 26-vjecarja ka pranuar të qëndrojë me të, por, kur ai i ka kërkuar të kryejnë marrëdhënie seksuale, ajo ka kundërshtuar duke bërë që burri të përdorë forcën për të abuzuar seksualisht me të, shkruan Panorama.
Ky veprim ka detyruar 26-vjeçaren t’i drejtohet Policisë së Lushnjës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, ndaluan shtetasin V. F., 35 vjeç, banues në Savër, Lushnjë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 26-vjeçare”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkohë, 35-vjeçari gjatë marrjes në pyetje mësohet të jetë shprehur se nuk ka vepruar pa dëshirën e vajzës. Sipas tij, ajo është duke gënjyer për këtë rast, pasi gjithçka ka ndodhur me dëshirën e të dyve. M.R