Globi

Kina nis shpërndarjen e pasaportave të vaksinimit

Shkruar nga Liberale
Kina nis shpërndarjen e pasaportave të vaksinimit

Kina ka prezantuar një pasaportë elektronike për qytetarët e saj që planifikojnë të udhëtojnë jashtë vendit, e cila do të tregojë statusin e tyre shëndetësor, si dhe rezultatet e fundit të testit Covid.

Pasaporta po shpërndahet në mënyrë që “të nxisë rimëkëmbjen ekonomike botërore dhe të lehtësojë udhëtimin ndërkufitar”, tha të martën një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze.

Certifikatat shëndetësore për udhëtimet ndërkombëtare janë në formën e një aplikacioni për smartphone dhe përmbajnë të dhëna shëndetësore të udhëtarëve, të tilla si testet e tyre Covid, PCR dhe për antitrupa, si dhe statusin e vaksinimit.

Aktualisht, aplikimi është i detyrueshëm dhe i rezervuar vetëm për kinezët.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar po planifikojnë që të nisin aplikimin e sistemeve të ngjashme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH