Aktualitet

Kim viziton Rezidencën Mbretërore, Princ Leka zbulon bisedën

Shkruar nga Liberale
Kim viziton Rezidencën Mbretërore, Princ Leka zbulon bisedën

Pas vizitës në Shkodër, ambasadorja Yuri Kim është pritur në një takim nga Princ Leka. Lajmin e bëri të ditur në rrjetin social “Facebook” Princi Leka, teksa shkruan se ka shprehur mbështetjen e tij, në respektimin e luftës ndaj korrupsionit.

Në këtë takim nuk mbeti jashtë fokusit biseda për politikën dhe zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen vitin e ardhshëm, më 25 Prill.

Postimi i plotë

Ishte një kënaqësi të mirëprisnim në Rezidencën Mbretërore vizitën e Shkelqesisë së Saj Ambasadores së Shteteve të Bashkuara Yuri Kim.

Përfitova nga rasti të falënderoj Znj Ambasadore për mbështetjen e treguar ndaj Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara, çka pasqyron miqësinë e gjatë midis vendeve tona.

Unë shpreha mbështetjen time absolute në respektimin e luftës ndaj korrupsionit dhe implementimin e një sërë reformash për një standard sa më të mirë.

Biseda ishte shumë e ngrohtë dhe optimiste për të ardhmen e vendit dhe u përqendrua në potencialin njerëzor dhe talentet e shqiptarëve.

Gjithashtu folëm për bukuritë natyrore dhe historinë e pasur të Shqipërisë.

Sigurisht nuk mbetën pa prekur temat e çështjeve aktuale si klima delikate dhe dinamike politike e vendit.

Shqipëria do të zhvillojë zgjedhjet vitin e ardhshëm ndaj stabilitetit dhe paqja janë thelbësore. Procesi demokratik ka një rëndësi të veçantë pasi Shqipëria synon dhe duhet ta shohë të ardhmen brenda Bashkimit Evropian.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH