Aktualitet

Kim takon gjyqtarë të KPA-së: Kanë përgjegjësitë më të vështira

Shkruar nga Liberale
Kim takon gjyqtarë të KPA-së: Kanë

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka publikuar një foto në “Twitter” ku shfaqet me gjyqtarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Ambasadorja thekson në mesazhin e saj se pavarësisht presionit të fortë ata kanë vijuar zbatimin e një prej elementëve më të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi, që lidhet me verfikimin.

“Gjyqtarët e KPA kanë një nga përgjegjësitë më të vështira: dhënien e gjykimit përfundimtar mbi vendimet e verifikimit. Pavarësisht presionit të fortë, ata kanë vazhduar në zbatimin e këtij elementi të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi”, shkruan Yuri Kim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH