Aktualitet

Kim reagon pas takimit me kreun e SPAK dhe BKH-së

               Publikuar në : 16:35 - 08/09/20 liberale

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka deklaruar pas takimit me kreun e SPAK dhe shefen e BKH-së, ‘FBI-së shqiptare’, se Reforma në Drejtësi po ecën përpara dhe duhet të vazhdojë, në mënyrë që shqiptarët të kenë drejtësi.

“Sot u takuam me Drejtorin e BKH-së Hajnaj & shefin e SPAK, Kraja për të përsëritur mbështetjen e fortë të SHBA-së.

Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e shpejtë ose e lehtë, por po ecën përpara hap pas hapi dhe duhet të vazhdojë në mënyrë që shqiptarët të kenë drejtësi. Sundimi i ligjit është gjithashtu thelbësor për investimet e huaja”, shkruan Kim në Twitter.

 

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back