Aktualitet

Kim: Raste të rëndësishme kërkojnë t’i shpëtojnë drejtësisë

               Publikuar në : 18:11 - 07/08/20 liberale

Pas reagimit zyrtar të ambasadës amerikane mbi veprimtarinë e SPAK dhe Policisë, ka ardhur edhe reagimi i ambasadores së SHBA, Yuri Kim.

Në një postim në Twitter, Kim shkruan se raste të rëndësishme kërkojnë të blejnë ndikim për t’i shpëtuar drejtësisë.

“Rastet e rëndësishme shpesh shoqërohen me fushata të shtrenjta për të hedhur dyshime dhe konfuzion, për të blerë ndikim, për të mohuar të vërtetën, për t’i shpëtuar drejtësisë. Le të jemi të qartë: kjo ka të bëjë me dënimin e kriminelëve të njohur – asgjë më shumë, asgjë më pak. Ne mbështesim fuqimisht SPAK”, shkruan Kim.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back