Aktualitet

Kim: Kur të ndëshkoni të korruptuarit do fitoni besimin e njerëzve

Shkruar nga Liberale
Kim: Kur të ndëshkoni të korruptuarit do fitoni besimin e

Shembullin për përparimin në reformën në drejtësi, Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim zgjodhi ta perifrazojë me një ngjitje në mal.

Po ashtu ajo tha se është në interes të SHBA të ketë një aleat të aftë, por sipas saj qeveritë duhet të kufizojnë mundësitë për korrupsion.

"Është një shenjë pozitive që Shqipëria diskuton një temë thelbësore për të ardhmen. Jemi të përkushtuar për një të ardhme të sigurtë të Shqipërisë. Është  në interes të SHBA të ketë një aleat të aftë. Të demostrojë që qeveria po punon në emër të qytetarëve e jo të interesave të ngushta. Ekzistojnë pengesa serioze për qeverisje të mirë, si zyrtarë të korrputar, sektor drejtësie të kapur nga interesa politikë, gazetarë që raportojnë për interesa të caktuara, poste zyrtare për interesa partiake.  etj.

Pandemia i ka bërë rreziqet edhe më të qarta. Në kohë si këto, korrupsioni nënkupton jetë apo vdekje. Të gjitha qeveritë kudo vuajnë nga një nivel korrupsioni. Por qeveritë mund të kufizojnë mundësitë për korrupsion. Sigurisht policë, prokurorë e gjyqtarë të pavarur janë thelbësor për qeverisjen e mirë. Shqipëria duhet të nisë raportet periodike për gjyqtarët e prokurorët", u shpreh Kim. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH