Kryesore

Kim: Godisni krimin pa mëshirë

               Publikuar në : 10:00 - 22/07/21 liberale

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim është ndalur në Gjirokastër për një vizitë në pikën kufitare të Kakavijës. Ajo tha se, grupet kriminale veprojnë në mënyrë të zgjuar, e ndaj ne duhet të tregohemi edhe më të zgjuar e të pamëshirshëm kundrejt tyre, për të luftuar trafikimin e paligjshëm, qarkullimin e drogës, e kontrabandën e njerëzve.

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim është ndalur në Gjirokastër për një vizitë në pikën kufitare të Kakavijës. Ajo është pritur nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, e ndërsa të pranishëm ishin edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, mes tyre drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu si edhe ambasadorja e e Greqisë Sophia Philippidou.

Gjatë fjalës së saj, diplomatja amerikane tha se mbrojtja e kufijve është e rëndësishme për sigurinë globale. Kim theksoi gjithashtu se SHBA mbetet e palëkundër në angazhimin për zbatimin e ligjit në Shqipëri. Yuri Kim tha se, grupet kriminale veprojnë në mënyrë të zgjuar, e ndaj ne duhet të tregohemi edhe më të zgjuar e të pamëshirshëm kundrejt tyre, për të luftuar trafikimin e paligjshëm, qarkullimin e drogës, e kontrabandën e njerëzve.

Ndërkohë ambasadorja e Greqisë në vendin tonë Sophia Philippidou tha se pika kufitare e Kakavijës është një pikë e rëndësishme e bashkëpunimit mes dy vendeve për sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës. Sipas Philippidou siguria ndërmjet dy shteteve do të forcohet edhe më shumë kur të mund të ngrihet qendra për bashkëpunimin e Policisë dhe Doganave në pikën e kalimit kufitar.

Në këtë vizitë u vërejtën disa prej pajisjeve të dhuruara nga Qeveria e SHBA-së për Policinë e Shtetit në kuadër të Programit të Kontrollit të Eksporteve dhe Sigurisë së Kufirit. SHBA ka dhuruar disa pajisje të avancuara, cilat do të ndihmojnë në zbulimin e prezencës së lëndëve narkotike. Po ashtu janë vendosur edhe instrumente të tjera që janë shumë të domosdoshme për të zbuluar paligjshmëri të ndryshme në pikën kufitare të Kakavijës.

Yuri Kim

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka qenë e pranishme ditën e djeshme  në pikën kufitare të Kakavijës, ku ka vënë theksin në sigurinë e kufijve, duke nënvizuar se kemi të bëjmë me sigurinë globale. Ambasadorja Yuri Kim tha se SHBA-mbetet e palëkundur duke mbështetur zbatimin e ligjit në Shqipëri. Yuri Kim tha se, grupet kriminale veprojnë në mënyrë të zgjuar, e ndaj ne duhet të tregohemi edhe më të zgjuar e të pamëshirshëm kundrejt tyre, për të luftuar trafikimin e paligjshëm, qarkullimin e drogës, e kontrabandën e njerëzve.

‘Ministër Çuçi, ambasadorja Sophia Philippidou dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është kënaqësi që jam këtu. Kufijë të siguritë nuk janë të rëndësishëm vetëm për Shqipërinë apo shtetet fqinjë si Greqi, por janë për sigurinë globale. Angazhimi i vendosu i qeverisë së SHBA-së për zbatimin e ligjit është i palëkundur është këtu tani dhe do të jetë gjithmonë. Angazhimi i vendosur i SHBA-së për forcimin e ligjit në Shqipëri është i palëkundur. Ne nuk jemi vetëm në zotimin tonë për të rritur kapacitetin tonë në këtë fushë jetike, por punojmë ngushtë me BE-në dhe Greqinë për të forcuar sigurinë e kufijve.  Mbrojtja e kufijve nga qarkullimi i drogës, dhe kontrabandës së njerëzve është i rëndësishëm për sigurinë. Konfiskimet e fundit në kufij janë një tregues i mirë dhe pajisjet që kemi dhuruar kanë shërbyer. Policia kufitare duhet të punoj së bashku me agjencitë e tjera të ligjzbatimit nëse duam të luftojmë elementët kriminale. Trafikimi i armëve, tregtitë e paligjshme i lidh diçka e përbashkët drejtohen nga kriminelë që janë të zgjuar dhe fuqishëm, prandaj në duhet të jemi më të zgjuar dhe pak më të pamëshirshëm. I nxisim agjencitë ligj zbatuese që të punojnë krah për krah në luftën kundër trafikimit të paligjshëm. SHBA do të vazhdojë që të qendrojë krah jush, në luftën kundër krimit dhe terrorizimit.’- tha më tej ambasadorja Yuri Kim.

Çuçi

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ishte në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, për të parë nga afër disa pajisje të dhuruara për Policinë Kufitare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bashkë me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim dhe ambasadoren e Greqisë, Sophia Philippidou, u njohën me funksionimin e disa prej pajisjeve, për përdorimin e të cilave SHBA ka trajnuar edhe oficerë shqiptarë.

Gjatë fjalës së tij ministri Çuçi tha se sot Shqipëria është një vend me kufij më të sigurt dhe cilësi shërbimesh më të larta për qytetarët në pikat kufitare.

“Ky rrugëtim padiskutim që nuk mund të ishte i suksesshëm pa përkrahjen e partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe BE. Askush nuk e vë në dyshim që Shqipëria është një vend shumë më i sigurtë sesa vite më përpara. Të gjithë jemi dëshmitarë që cilësia e shërbimeve në pikat e kalimit kufitar është e një niveli shumë më të lartë tashmë, dhe padiskutim kjo e ka bërë Shqipërinë që të jetë ndër vendet me siguri më të lartë për sa i takon ruajtjes së kufijve dhe vend që ofron një shërbim ndaj qytetarëve në cilësinë më të lartë të standarteve qofshin këto edhe në nivelet ndërkombëtare”, tha ministri Çuçi.

Në vijim ai theksoi se falë edhe bashkëpunimit të gjatë me SHBA, sot Shqipëria jo vetëm që është një vend me kufij më të sigurt, por eksporton siguri edhe nëpër botë.

“Siguria kërkon investime të vazhdueshme dhe mbajtja e kësaj sigurie dhe e këtij standardi kërkon investime të vazhdueshme, sepse jetojmë në një botë ku teknologjia zhvillohet me një shpejtësi të madhe, dhe ne duhet t’i përgjigjemi pikërisht të gjitha sfidave që sjell zhvillimi i teknologjisë. Tani është rasti pikërisht që të falënderoj qeverinë e SHBA, pikërisht për të gjithë këto pajisje që i ka dhuruar qeverisë së Shqipërisë”, u shpreh ministri Çuçi.

Mes pajisjeve të dhuruara nga SHBA përmendim kamerat termike, sistemin e lëvizshëm për matjen e radioaktivitetit në kufi, skanerin portativ, automjetet dhe motoçikletat me kalueshmëri të lartë, GPS e plot pajisje të tjera që sot përdoren nga oficerët tanë në pikat kufitare. Dhurimi i këtyre pajisjeve, por edhe trajnimi për përdorimin e tyre, që SHBA iu ka bërë punonjësve tanë të policisë , është bërë në kuadër të Programit të Kontrollit të Eksporteve dhe Sigurisë së Kufirit (EXBS).

Në përfundim të vizitës në Kakavijë, ministri Çuçi dhe ambasadoret Kim e Philippidou u ndalën edhe në anën greke të kufirit për të parë nga afër situatën dhe për t’u njohur me praktikat e kontrollit të automjeteve dhe udhëtarëve.

Ambasadorja e Greqisë në Kakavijë: Bashkëpunimi me Shqipërinë do forcohet më tej

Ambasadorja e Greqisë në vendin tonë, Sophia Philippidou ka qenë e pranishme në pikën kufitare të Kakavijës ku ka theksuar se kjo është një pikë e rëndësishme e bashkëpunimit mes dy vendeve përsa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës. Sipas saj siguria ndërmjet dy shteteve do të forcohet edhe më shumë kur të mund të ngrihet qendra për bashkëpunimin e Policisë dhe Doganave në pikën e kalimit kufitar.

“Nga të gjitha pikat e kalimit kufitar kjo është pika kryesore e kalimit nga Shqipëria drejt Greqisë anasjelltas. Gjithashtu një pikë e rëndësishme e bashkëpunimit me Shqipërinë përsa i përket trajtimit të krimit të organizuar dhe kontrabandës. Kjo vazhdon të mbetet një kufi i jashtëm i BE, ne kemi FRONTEX-in në të dy kahet e kufirit. Bashkëpunimi ynë me Shqipërinë do të forcohet edhe me tej kur ky forcim do të fuqizohet kur të mund të ngrihet qendra për bashkëpunimin e Policisë dhe Doganave në pikën e kalimit kufitar në anën e kufirit. Gjithashtu kjo do të na mundësojë shkëmbimin e informacionit në kohë reale në të dy kahet” u shpreh ambasadorja  Philippidou.

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back