Aktualitet

Kim: Çfarë më thanë ish-ambasadorët para se të vija në Shqipëri

Shkruar nga Liberale
Kim: Çfarë më thanë ish-ambasadorët para se të

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka rrëfyer në "Opinion" jetën, karrierën diplomatike dhe misionin aktual që ka në vendin tonë.

Kim u pyet nga gazetari Fevziu nëse e njihte Shqipërinë dhe nëse kishte informacion për vendin tonë përpara se të vinte si ambasadore në Tiranë.

Diplomatja amerikane u shpreh se përpara se të niste misionin diplomatik në Shqipëri, pati një takim me të gjitha ish-ambasadorët amerikanë në vendin tonë.

Blendi Fevziu: A kishit ndonjë ide për vendin tonë përpara se të vinit në Shqipëri?

Ambasadorja Kim: Pakëz. U takova me të gjithë ish-ambasadorët…

Blendi Fevziu: Përpara se të emëroheshit si ambasadore.

Ambasadorja Kim: Dija pak, por është…

Blendi Fevziu: …informacion të përgjithshëm …

Ambasadorja Kim: …po, saktë… E dini, ka shumë legjenda për Shqipërinë por nuk e njihja Shqipërinë.

Blendi Fevziu: Pastaj u takuat me ish-ambasadorët në Shqipëri? Çfarë ju thanë?

Ambasadorja Kim: Të gjithë më thanë se pasi të kesh ardhur në Shqipëri, nuk të hiqet nga zemra.

Blendi Fevziu: Është e njëjta gjë për të gjithë ata, mendoj?

Ambasadorja Kim: Të gjithë.

Blendi Fevziu: Cila ishte këshilla më e mirëqë të dhanë?

Ambasadorja Kim: Mendoj këshilla më e mirë ishte nga Ambasadori Rajerson, i cili më tha

Blendi Fevziu: Ambasadori i parëpas rifillimit të marrëdhënieve diplomatike në vitin ’91…

Ambasadorja Kim: Po, më tregoi se sa i veçantë është ky vend, se vendi ka kaluar shumë, se Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë një marrëdhënie shumë unike, dhe që ka shumë potencial, ndaj jam e lumtur që jam këtu.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH