Aktualitet

Kim: Ata që duan të vënë SHBA kundër popullit shqiptar e kanë gabim

Shkruar nga Liberale
Kim: Ata që duan të vënë SHBA kundër popullit shqiptar

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, pas takimit që pati me Lulzim Bashën, dha një prononcim për mediat. Kim tha se e takoi Bashën pas ardhjes nga Uashingtoni, duke i konfirmuar se SHBA mbetet e angazhuar për të punuar ngushtësisht me PD-në.

Fjala e plotë

Kam pasur mundësinë që të flas me drejtues nga të gjitha agjencitë, DASH, Shtëpinë e Bardhë dhe drejtësisë. Sigurisht kam pasur mundësi që të jap informacione për shefat e mi dhe kolegët e mi për situatën në Shqipëri. Besoj që ishte e rëndësishme që sapo të vija të mund të vija në PD për të ndarë me të atë që kam mësuar nga Uashingtoni dhe nga ku do të vazhdojmë më tej. Ndava me kryetarin Basha që Uashingtoni mbetet i angazhuar për të vazhduar për të punuar më ngushtësisht me PD. Sikurse dinë të gjithë, qeveria e SHBA ka pasur një marrëdhënie shumë të fortë me PD qysh prej fillimit të saj. Ne ishim aty kur PD hipi në pushtet për herë të parë dhe shpresojmë që të punojmë së bashku kur ajo të vijë në pushtet përsëri. Demokracia përkufizohet nga të pasurit e një partie opozitare të fortë dhe që lulëzon. Jemi gjithashtu të vetëdijshëm fare mirë se PD ndodhet në një pozitë të vështirë është në proces tranzicioni, por shpresojmë që të mund të dalë më e fortë dhe më e bashkuar dhe që të dalë në opozitë më e fortë që të fitojë zgjedhjet.

Gjithashtu dëshiroj të konfirmoj se jemi tepër seriozë në luftë kundër korrupsionit, kundër pandëshkueshmërisë, jemi të gatshëm ta luftojmë atë pavarësisht ku ndodhet, rangut apo partisë. Kam parë disa raporte shqetësuese që ajo që ka ndodhur me përcaktimin për raste madhore të korrupsionit ka qenë një sulm kundër sovranitetit të Shqipërisë. Është e gabuar dhe ofenduese. Në fakt doja t’ju kujtoja të gjithëve që më 6 Maj 1940 kur bota donte që Shqipëria të zhdukej nga faqja e dheut Wilson tha se Shqipëria duhet të qëndrojë. I vetmi ndryshim nga ajo deklaratë është që Shqipëria do të vazhdojë më e fortë dhe sovrane. Atyre të cilët synojnë që ta vendosin SHBA kundër popullit shqiptar do t’u them që e keni gabim. Populli shqiptar e di që e keni gabim. Pozita jonë sa i përket pavarësisë, sovranitetit dhe demokracisë së Shqipërisë nuk ka për të ndryshuar. Pozita jonë për PD nuk ka për të ndryshuar. Mbetet shumë punë për t’u bërë në vijim. Është e shkëlqyer që PD është rikthyer në Kuvend plotësisht. Ka veprime që duhen ndërmarrë për të siguruar, që duhet të keni zgjedhje më të mira herën e ardhshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH