Globi

Kievi zgjohet nën flakë, Rusia aktivizon “dronët kamikazë”

Shkruar nga Liberale
Kievi zgjohet nën flakë, Rusia aktivizon “dronët

“Tërë natën dhe mëngjesin armiku ka terrorizuar popullatën civile. Dronët dhe raketat kamikaze po sulmojnë të gjithë Ukrainën ”, tha presidenti Volodymyr Zelensky. Për herë të parë forcat ruse përdorën dronet kamikaze Shahed-136, të prodhuara nga Irani në sulmin ndaj kryeqytetit. Kështu deklaroi kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko.

Dronët Shahed-136 janë prodhuar nga industria iraniane e luftës . Një armë e gjeneratës së fundit me një rreze veprimi prej 2500 kilometrash dhe e pajisur me GPS, kjo teknologji lejon dronët të gjurmojnë saktësisht një objektiv dhe më pas ta godasin atë me ngarkesën e vet shpërthyese, duke u vetëshkatërruar.

Kjo është edhe arsyeja pse këta avionë quhen  drone kamikaze . Pesha e dronit është rreth 200 kilogramë. Ata mund të mbajnë deri në 50 kilogramë eksploziv. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH