Showbiz

Kiara Tito tregon për fëmijërinë e vështirë: Nuk më afronte askush

Shkruar nga Liberale
Kiara Tito tregon për fëmijërinë e vështirë: Nuk

Moderatorja Kiara Tito, ishte e ftuar në emisionin "Soiree", ku ka treguar periudhën e vështirë që ka kaluar në fëmijërinë e saj pasi njerëzit nuk e afronin dhe nuk shoqëroheshin me të.

“Kur kam qenë në fillore, kam qenë një tip i urtë dhe askush nuk më afronte tek rrethi i atyre që ishin më popullorët e shkollës. Ndërkohë unë kisha një besim të brendshëm tek vetja që një ditë do realizoja atë ëndrrën time në sirtar që ishte televizioni. E sot kësaj dite ata persona që ishin popullorë, janë kthyer tek unë dhe madje më kanë këkruar që të pimë edhe kafe e janë sjellë shumë më ndryshe se në kohën e atëhershme.

Kjo gjë më ka lënduar të them të drejtën. Unë kam qenë gjithmonë neutrale, si në fillim atëherë, por edhe në periudhën tani. Gjithmonë zgjedh të sillem mirë me njerëzit, jo për arsye që të dukem mirë me ta, por se nuk i dihet jetës se çfarë do ndodhi”, ka treguarKiara. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH