Showbiz

Kiara Tito nuk largohet nga Top Channel, moderatores i besohet një program i ri

Shkruar nga Liberale
Kiara Tito nuk largohet nga Top Channel, moderatores i besohet një program

Pas emisionit "Kepi i Vipave", moderatorja Kiara Tito do të rikthehet sërish në ekran. Edhe pse ishte përfolur se do të merrte një emision të vetin, siç ishte "Përputhen", duket se Megi Pojani doli favorite më e fortë për të rrëmbyer drejtimin e emisionit.

Së fundi bëhet e ditur se Tito do t'i bashkëngjitet programit Dancing With The Stars. Nga 8 tetori, moderatoren do e shohim në “DWTS Fan Club”, ora 12:45.

Bora Zemani dhe Eno Popi do të jenë sërish prezantues të këtij spektakli, ndërsa juria do të kryesohet me Ilir Shaqirin, krah Olta Gixharit, Valbona Selimllarit dhe Lori Balës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH