Showbiz

Kiara dhe Luizi shijojnë pushimet së bashku, moderatorja i bën dedikimin e ëmbël këngëtarit

Shkruar nga Liberale

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë kthyer në çiftin më të komentuar dhe më të pëlqyer për publikun shqiptar. Dyshja të cilët u njohën brenda ‘Big Brother VIP 2’ arritën të krijonin një lidhje dashurie të cilën e kurorëzuan në martesë gjatë spektaklit dhe vazhdon ende edhe pas përfundimit të saj.

E së fundmi çifti janë duke shijuar pushimet së bashku, pas përfundimit të “Big Brother VIP” dhe axhendës së tyre të ngjeshur.

Teksa ndodhen në Bodrum, Luizi dhe Kiara nuk kanë nguruar të ndajnë për ndjekësit e tyre foto dhe video me njëri-tjetrin, ku shfaqen më të lumtur se kurrë. Sakaq, moderatorja ka publikuar dhe disa foto me këngëtarin teksa shfaqen duke u puthur ku krahas tyre ajo i ka dedikuar fjalët e ëmbla:

“Je ndjenja ime e preferuar”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH