Aktualitet

“Kështu mëson të respektosh femrat”, shqiptari vret marokenin pasi i ofendoi të dashurën

Shkruar nga Liberale
“Kështu mëson të respektosh femrat”, shqiptari vret

Një shqiptar është shpallur në kërkim nga policia, pasi qëlloi me armë një shtetas maroken. Abderrahimi Elkharmoudi humbi jetën në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, pasi u gjet në makinën e tij, i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në bark dhe gjoks.  Automjeti ishte vendosur në Cornaredo, një komunë në zonën e Milanos.

45 vjeçari me precedentë të shumtë për trafik droge, është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t'iu mbijetojë plagëve.

Sipas asaj që raportohet nga "Il Giorno", vrasja ka ardhur pas një sherri për motive banale, brenda një bari në Agorà, në Piazza Libertà. E dashura e shqiptarit ka diskutuar me marokenin dhe i është drejtuar me fjalët: “Çfarë dini ju se si trajtohen femrat, në vendin tuaj nuk i lini as të dalin nga shtëpia”.

Kjo fjali e thënë nga gruaja e ka zemëruar marokenin që ishte i dehur. Debati mes tyre se si duhet të trajtohen gratë ka zgjatur për disa minuta. Brenda në lokal ndodhej një mike e gruas së përfshirë në debat dhe disa burra.

Kur viktima doli nga lokali, shqiptari e pret jashtë viktimën dhe mes tyre nis sërish debati. Më pas ai qëllon mbi të.

“Kështu mëson të respektosh femrat”, janë fjalët që shqiptari i ka thënë viktimës dhe më pas është larguar./Liberale.al

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH