Aktualitet

“Kështu mëson të respektosh femrat”, shqiptari që vrau marokenin pendohet dhe dorëzohet në polici

Shkruar nga Liberale
“Kështu mëson të respektosh femrat”, shqiptari

Është vënë në pranga shqiptari që vrau 45-vjeçarin maroken, Abderrahimi Elkharmoudi, pas sherrit banal në një lokal në Milano.

Shqiptari pas vrasjes do të ishte bërë i pagjurmueshëm duke shkuar jashtë shtetit, por më pas do të ishte kthyer në Itali. I pyetur sot nga hetuesit shqiptari ka shfrytëzuar të drejtën për të mos u përgjigjur.

Kamerat e ambientit kapën momentin e sherrit dhe të vrasjes.  Sipas asaj që raportonin ditën e  martë mediat italiane, e dashura e shqiptarit ka diskutuar me marokenin dhe i është drejtuar me fjalët: “Çfarë dini ju se si trajtohen femrat, në vendin tuaj nuk i lini as të dalin nga shtëpia”.

Kjo fjali e thënë nga gruaja e ka zemëruar marokenin që ishte i dehur. Debati mes tyre se si duhet të trajtohen gratë ka zgjatur për disa minuta. Brenda në lokal ndodhej një mike e gruas së përfshirë në debat dhe disa burra.

Kur viktima doli nga lokali, shqiptari e pret jashtë dhe mes tyre nis sërish debati. Më pas ai qëllon mbi të.

“Kështu mëson të respektosh femrat”, janë fjalët që shqiptari i ka thënë viktimës dhe më pas është larguar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH