Aktualitet

Këshilltarja e BE-së letër PE-së: Shkarkoni Lajçak dhe Borrell

Shkruar nga Liberale
Këshilltarja e BE-së letër PE-së: Shkarkoni Lajçak
Këshilltarja e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger ka dërguar një letër drejtuar Parlamentit Europian në lidhje me dorëheqjen e zyrtarëve të lartë evropianë, Josep Borrell, Miroslav Lajçak dhe Gert Jan Koopman. Në letrën e Schneeberger ajo shkrua se masat e paralajmëruar kundër Kosovës nuk janë vetëm kundër Republikës së Kosovës por janë një rrezik për sigurinë e të gjithë neve. Sipas Këshilltares Serbia në gjithë këtë situatë nuk po kritikohet. Tutje, ajo kërkon që të bëhet thirrje përdorëheqjen e tre zyrtarëve të lartë evropianë. “Ju bëj thirrje të gjithëve: Thirrje për dorëheqjen e Komisionerit dhe Përfaqësuesit të Lartë Josep Borrell, Përfaqësuesit Special Miroslav Lajçak dhe Drejtorit të Përgjithshëm Gert Jan Koopman. Vendimet e tyre rrezikojnë demokracinë dhe paqen në Evropë. Ata padyshim nuk janë të pavarur dhe nuk marrin vendime në frymën e vlerave tona evropiane. Ne nuk duhet ta lejojmë këtë. Ka nevojë urgjente për njerëz në këto pozita që përfaqësojnë dhe mbrojnë vlerat e BE-së. Ne kemi nevojë për përfaqësues në nivel të BE-së që përfaqësojnë interesat e qytetarëve në Evropë. Dhe këta qytetarë duan paqe dhe demokraci, jo një luftë tjetër,” ka shkruar ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH