Aktualitet

Këshilli Politik pa konsesnsus/ Gjiknuri: Gjithsesi ne i kemi votat

Shkruar nga Liberale
Këshilli Politik pa konsesnsus/ Gjiknuri: Gjithsesi ne i kemi votat

Ka përfunduar pas rreth dy orësh mbledhja e Këshillit Politik, ku palët kanë qëndruar tek pozicionet e tyre të mëparshme.

Përfaqësuesi socialist, Damian Gjiknuri tha se PD kërkoi që t’i drejtoheshin ODIHR-t, çka sipas tij, bëhet me synim të që mos implementohen ndryshimet kushtetuese.

"Qëllimi i tyre është ta vonojnë këtë proces që të mos implementohen ndryshimet kushtetuese. Këtë nuk mund ta lejojmë. Kërkova që brenda 30 qershorit, kjo çështje të mbyllet përfundimisht. Kur ODIHR-t nuk mund t’i shkohet me idera por me drafte. Nëse kemi ndonjë dispozitë që nuk mund të jemi dakord, mund t’i drejtohemi më vonë. Të dyja palët të sjellin draftet dhe t’i diskutojmë.

Kuvendi është sovran dhe i ka votat e duhura, por duam të respektojmë edhe propozimet e opozitës por gjithmonë në frymën e kushtetutës së re për kuotat gjinore dhe patjetër çështja e pragut zgjedhor ku jemi të hapur. PD tha ti drejtohemi ODIHR-t, por nuk e di për çfarë e kanë fjalët", tha ndër të tjera Gjiknuri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH