Politikë

Këshilli i Sigurisë Kombëtare mblidhet për sulmet kibernetike nga Irani

Shkruar nga Liberale
Këshilli i Sigurisë Kombëtare mblidhet për sulmet

Ka zgjatur rreth 2 orë mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare e thirrur nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj.

Të pranishëm në këtë mbledhje kanë qenë Kryeministri Edi Rama, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve ligjzbatuese.

Qëllimi i mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare kanë qenë sulmet kibernetike nga ana e Iranit, që goditën shërbimet qeveritare online si dhe sistemin e Policisë së Shtetit.

Mbedhja nisi rreth orës 11:00 dhe përfundoi në orën 13:05.

Në përfundim të kësaj mbledhje nuk pati deklaratë nga të pranishmit./ Liberale. al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH