Aktualitet

Këshilli i Mandateve mblidhet për Ahmetajn, Bardhi pyet kreun e e SPAK: Dini gjë ku ndodhet? Ja si përgjigjet ai

Shkruar nga Liberale
Këshilli i Mandateve mblidhet për Ahmetajn, Bardhi pyet kreun e e

Në kryesinë e Kuvendit është mbledhur Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit për të vendosur nëse do t’i hapë rrugë arrestimit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj pas kërkesës së SPAK.

Mbledhja u ndërpre për disa minuta, pasi opozita kërkoi që të zhvillohet më dyer të hapura.

Pas rifillimit të mbledhjes mësohet se Gazment Bardhi ka pyetur kreun e SPAK, Altin Dumani nëse kishte dijeni se ku ndodhet Ahmetaj.

“A keni informacion ku ndodhet Ahmetaj në këtë moment, është në Shqipëri? Mos ka ikur në Kanada? Keni nformacion për këtë?” mësohet të jetë shprehur Bardhi.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se kreu u SPAK ka thënë se nuk ka informacion se ku është Arben Ahmetaj.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH