Aktualitet

Këshilli Euro-atlantik: Votoni masivisht PD-në më 14 maj! Berisha nxit anti-amerikanizmin

Shkruar nga Liberale
Këshilli Euro-atlantik: Votoni masivisht PD-në më 14 maj! Berisha

Këshilli Euroatlantik i Partisë Demokratike, i prezantuar një ditë më parë nga kreu i Komanduar Enkelejd Alibeaj, bën thirrje që qytetarët të votojnë kandidatët për kryebashkiakë të dalë nga e djathta zyrtare që përkrahet edhe nga Perëndimi. Përfaqësuesi i kësaj strukture të re në PD, Preç Zogaj akuzon Berishën se po nxit anti-amerikanizëm.

“Ne mbështesim çdo faktor në Partinë Demokratike, çdo kandidat për kryetar bashkie apo këshilltar, të cilët po luftojnë gjatë kësaj fushate elektorale në rrethana mjaft të vështira për të përfaqësuar vullnetin e demokratëve të lirë dhe njerëzve të lirë në këtë vend. Ne u bëjmë thirrje demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë të marrin pjesë masivisht, plot vetëdije, besim e largpamësi në zgjedhjet 14 maj për t’i dhënë votën kësaj alternative, për ti dhënë mundësi PD-së të ringrihet, të bashkohet e të rritet si forcë fituese e ndryshimit,”- u shpreh Preç Zogaj.

Përfaqësuesi i Këshillit Euroatlantik të PD, Preç Zogaj tha se aktet që ndërmori Sali Berisha pas shpalljes së tij non grata po nxisin anti-amerikanizëm në vendin tonë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH