Globi

Këshilli Drejtues i LDK shkarkon Vjosa Osmanin

Shkruar nga Liberale
Këshilli Drejtues i LDK shkarkon Vjosa Osmanin

Këshilli Drejtues i Lidhjes Demokratike të Kosovës, përmes sistemit online ka votuar për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga strukturat drejtuese të partisë. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga LDK, por deputeti i saj, Haxhi Avdyli ka konfirmuar lajmin duke ngritur dhe akuza për manipulim të votimit.

“Vendimi i skandaloz për kinse shkarkimin përmes email të Vjosa Osmanit nga organet drejtuese të LDK-së, i inicuar nga njerëzit pa legjitimitet qytetar, paraqet vetëm një manipulim interneti e asgjë më shumë. Votimi i përmes email është një vendim mashtrues dhe frigacak si gjithmonë i disa njerëzve që s’kanë guxim qytetar të maten e thirren si pronarë të LDK-së .

Këta se kanë problem edhe t’i manipulojnë rezultatet. Ekziston mundësia që rezultatet i këtij sondazhi Online mund te jenë manipuluar prandaj s’ka vlerë as juridike as obligativ për askënd. Ne dhe secili aktivistë i LDK-së do e konsiderojnë këtë vetëm si një sondazh pavlerë derisa ky vendim të mos mirret konform rregullave demokratike", thotë Avdyli.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH