Shkarkohet nga detyra sekretari i këshillit bashkiak të Durrësit, Armand Tragaj.
Votimi u zhvillua gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit.
Pas shkarkimit, ai deklaroi se shpresonte që votimi kundër tij të ishte vendimi i fundit politik që votohej në këtë sallë. Në vend të tij u votua sekretarja e re, Dorina Milja.
Shkarkimi i Armand Tragaj vjen pas konfliktit që ai pati pak ditë më parë me kreun e PS-së Durrës, Luan Zaza.