Aktualitet

Kërkojnë rritje pagash, pedagogët vijojnë bojkotin e mësimit

Shkruar nga Liberale
Kërkojnë rritje pagash, pedagogët vijojnë bojkotin e

Sërish sot në orën 11:00, pedagogët kanë bojkotuar mësimin, duke dalë në protestë. Ata janë mbledhur te Korupusi Universitar, nga ku po kërkojnë t’ju plotësohen të gjitha kërkesat e tyre, dhe më e rëndësishmja t’ju rriten pagat.

“Derisa të marrin udhë plotësimi i kërkesave të profesoriatit dërguar autoriteteve. Procesi i ndjekjes së peticionit e protestat kanë nxjerrë në dritë nevojën për një platformë të re universitare. Nesër në orën 11 do të jetë një forum i gjerë me Profesoratin, pedagogë, studentë, aktivistë, gazetarë. Ditë e rëndësishme për të përfshirë idetë e zgjeruara të këtij grupimi, do jepet në forum përmbledhje e ideve që do përfshihen më pas në një platformë të re të universiteteve. Bojkot i përgjithshëm i mësimit dhe pjesëmarrje e përgjithshme në këtë Forum. Ata që nuk kan pasur disiplinë tërë viteve japin mësim sot. Qëllimi kryesor është rritja e disiplinës. Dekanët po mbledhin njerëzit për ti kërkuar mungesat. Do jenë para gjykimit të plotë të profesoratit pas dy vitesh. Vota nuk do manipulohet më. Do kërjkojmë që përfshirja e studentëve në votim të jetë minimumi 20 përqind”, u shpreh Kreu i Sindikatës.

Kujtojmë se, qeveria u shpreh se, ka vendosur që t’ua rrisë rrogën deri në 15%, por sipas tyre kjo nuk është e mundur, pasi sidoqoftë do të ndikonte tek studentët. Nga ana tjetër thirrja që të ngrihen në protestë është bërë edhe për studentët. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH