Aktualitet

Kërkoi që t'i njihet koha e shërbimit të provës, shtyhet sërish gjyqi ndaj ish-ministrit Tahiri

Shkruar nga Liberale
Kërkoi që t'i njihet koha e shërbimit të provës,

Shtyhet sërish gjyqi për Saimir Tahirin. Ditën e sotme ishte planifikuar të mbahej seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm, i cili është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg për përfshirje në trafikun e drogës.

Tahiri kërkon që t’i njihen ditët e paraburgimit. Më herët ishte kërkuar përjashtimi i gjyqtarit Elis Dine, i cili është zëvendësuar nga Elton Frashëri.

Saimir Tahiri nuk ka qenë i pranishëm në sallën e gjyqit dhe trupi gjykues pritet të marrë një vendim për një tjetër datë për seancën gjyqësore. Prej 2 shkurtit të këtij viti Saimir Tahiri është në burg.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH