Aktualitet

Kërkoi lirimin me kusht, por Zani Caushi habit me deklaratën në gjyq

Shkruar nga Liberale
Kërkoi lirimin me kusht, por Zani Caushi habit me deklaratën në

Ish-kreu i Bandës së Vlorës, Myrteza Çaushi, (Zani) është tërhequr nga kërkesa e tij për të përfituar lirim me kusht.

Lajmi është bërë i ditur nga "News 24", ndërsa mësohet se gjykata pritet të pushojë çështjen e Caushit.

Caushi ka kërkuar që t’i njihet dinamika e gjykimit, ndërsa theksoi se ka bërë 31 vite burg.

Ndërkohë në mënyrë të papritur ai ka thënë se hiqte dorë nga kërkesa për lirim. Avokati i tij kishte sjellë provat për vitet e dënimit, por duke qenë se Caushi u tërhoq nga kërkesa në mes të gjykimit, prokuroria nuk arriti të shprehej për këtë çështje. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH