Aktualitet

Kërkohej nga autoritetet amerikane për trafik droge, indiani arrestohet në Rinas

Shkruar nga Liberale
Kërkohej nga autoritetet amerikane për trafik droge, indiani

Një shtetas indian është arrestuar ditën e sotme në aeroportin e Rinasit pasi kërkohej për trafikim droge nga autoritetet amerikane.

31-vjeçari N. M. u arrestua pas bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe Agjencinë Ligjzbatuese Amerikane DEA, pasi ishte shpallur në kërkim prej kohësh.

"Si rezultat i veprimeve të koordinuara më parë, Njësia Policore “Mburoja e Përbashket” ka arritur të lokalizojë dhe të arrestojë shtetasin indian N. M., 31 vjeç, në territorin e Republikës së Shqipërisë, duke bërë ekzekutimin e dy urdhër arresteve amerikane, por dhe kryerjen e hetimeve të tjera sipas marrëveshjeve në fushën e hetimeve penale në fuqi, ndërmjet SHBA-së dhe Shqipërisë.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Prokurorinë e Përgjithshme, është duke punuar për ekstradimin e këtij shtetasi drejt SHBA-së", thuhet në njoftimin e Policisë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH