Globi

Kërkimi i fundit në internet i gruas shtatzënë, “çfarë duhet të bëni nëse burri juaj është i mërzitur”

Shkruar nga Liberale
Kërkimi i fundit në internet i gruas shtatzënë,

Trupi i saj u gjet rreth një javë në Misuri, SHBA, pasi u raportua e zhdukur në 2019.

Përveç akuzës së vrasjes, Beau Rothwell, 31 vjeç, u shpall fajtor këtë të enjte nga gjykata edhe për ndërhyrje të prishjes së provave fizike si dhe braktisjen e kufomës.

Rothwell pranoi se kishte vrarë gruan e tij 28-vjeçare, Jennifer Rothwell, gjatë gjyqit, por mohoi se vrasja ishte e paramenduar dhe kërkoi dënim për një akuzë më të vogël të vrasjes nga pakujdesia.

Ai dëshmoi gjatë gjyqit se e goditi Jenniferin për vdekje me çekiç në shtëpinë e tyre më 11 nëntor 2019, gjatë një debati të ashpër, për lidhjen e tij me një grua tjetër.

Rothwell raportoi se Jennifer ishte zhdukur më 12 nëntor. Policia më pas e gjeti makinën e saj të braktisur në anë të një kryqëzimi. Trupi i saj u gjet rreth 50 km në veriperëndim të shtëpisë së saj dhe autoritetet thanë se ajo ishte rreth gjashtë javë shtatzënë, kur u vra. Në ditët para vdekjes së saj tragjike, Jennifer, e cila ishte një inxhiniere kimike, kishte kërkuar në internet në celularin e saj se, “çfarë duhet të bëni nëse burri juaj është i mërzitur që jeni shtatzënë”, tha policia.

Avokati i Rothëell argumentoi se shtatzënia nuk kishte ndikuar dhe ai ishte i lumtur për këtë, por lidhja e tij jashtëmartesore ndezi dhunën që çoi në vrasjen e Jennifer.

Sipas mesazheve në Facebook, të hetuara nga prokurorët, Rothwell i tha zonjës së tij se 'një pjesë e tij donte që shtatzënia e Jennifer-it të mos funksiononte.

“Nëse ka një abort apo diçka, unë do ta lë atë pas kësaj dhe do të jem me ju”, thuhet në një mesazh tjetër, sipas FOX Neës. Forcat e rendit thanë gjithashtu në gjykatë se ai iu referua trupit të Jennifer si 'ajo', kur i tha policisë se ku ndodhej, kur u zbulua krimi i tmerrshëm.

Pas mbylljes së hetimeve, pasi u shpall fajtor, i akuzuari është në pritje të vendimit të gjykatës.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH