Aktualitet

Kërkesat për rritjen e çmimit të ujit nga ndërmarrjet në rrezik falimentimi, merret vendimi   

Shkruar nga Liberale
Kërkesat për rritjen e çmimit të ujit nga ndërmarrjet

Tre aplikime nga ndërmarrje e ujësjellës-kanalizimeve në tri qarqe për tarifa të reja, ku siç duket po hasin vështirësi, janë rrezuar nga Komisioni Kombëtar Rregullator, pjesë e Entit Rregullator të Ujit. Me probleme financiare paraqiten thuajse të gjitha ndërmarrjet, për arsyen kryesisht të keq-menaxhmit dhe strategjisë së gabuar që kanë ndjekur, duke punësuar “specialistë” të shumtë kryesisht në fushat e “jurispudencës” dhe të “agronomisë”... apo edhe të mediave që “lustrojnë” kryebashkikët.

Enti ka analizuar për secilin rast arsyet e këtij refuzimi, së pari për shoqërinë rajonale Ujësjellës-Kanalizime, Qarku i Shkodrës.

Shoqëria në fjalë, kishte dorëzuar aplikimin në 29 shtator 2023, por nuk  ka një licencë aktive e cila duhet t’i jepet nga ERRU.

“Vetëm operatorët e licencuar kanë të drejtë të aplikojnë për tarifa shërbimi ujësjellës-kanalizimesh pranë ERRU-së, është kusht i domosdoshëm pajisja e shoqërisë me licencë për ushtrimin e veprimtarisë së furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura nga ERRU-ja përpara aplikimit për nivel të ri tarifor”.

Shoqëria e dytë aplikuese, ajo e Elbasanit, në datë 29 shtator, ka kërkuar unifikim tarifash për tarifat fikse, për shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe largimin e ujërave të ndotura për klientët e Shoqërisë Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Elbasan SH.a.

Argumentimi i rrëzimit të kërkesës janë sipas komisionin disa pasqyra financiare te pafirmosura nga ujësjellësi i Librazhdit, që është pjesë e kësaj ndërmarrje pas reformës së agregimit.

Një tjetër element është ai që shoqëria s’ka respektuar aktmarrëveshjen e nënshkruar me ERRU-në për shlyerjen e detyrimeve të prapambetur.

Për refuzimin e kërkesën nga shoqëria e tretë, atë të qarkun e Beratit enti vlerëson se në aplikimin e dorëzuar në 29 shtator mungojnë disa aspekte.

“Për miratimin e ndryshimit dhe unifikimit të tarifave UK për njësitë: Berat, Kuçovë, Dimal, Poliçan dhe Skrapar mungon nënshkrimi i propozimit për nivelin e ri tarifor për secilën njësi. As pagesat rregullaratore nuk janë respektuar sipas aktmarrëveshjes”.

Shoqëritë e ujësjellës-Kanalizimeve i janë nënshtruar dy viteve të fundit një reforme që synon bashkimin e tyre duke krijuar ndërmarrje më të mëdha. Pjesa më e madhe e këtyre bashkimeve tashmë ka përfunduar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH