Aktualitet

Kërkesa për arrestimin e Ahmetajt, reagon Basha: Drejtësia të shkojë deri në fund, askush nuk është mbi ligjin

Shkruar nga Liberale
Kërkesa për arrestimin e Ahmetajt, reagon Basha: Drejtësia

Lëshimi i urdhër arrestit ndaj ish-zvkryeministrit dhe ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, ka sjellë një sër reagimesh. Kanidati për kreun e PD-së, Lulzim Basha thotë se pastrimi i politikës është e vetmja rrugë për Shqipërinë.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha përshëndet kërkesën e dorëzuar në parlament, duke u shprehur se vjen pas një beteje të gjatë të PD-së, për aferën e inceneratorëve. Ai kërkon më tej që drejtësua të mos ndalet dhe të nisë vettingu nëpolitikë.

"Nuk ka rrugë tjetër për Shqipërinë dhe shqiptarët përveç asaj që dikton pastrimi i politikës nga të gjithë ata që kanë shpërdoruar besimin e qytetarëve, duke i shërbyer interesave korruptive dhe klienteliste. Kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj, pas një beteje të gjatë të Partisë Demokratike për aferën e inceneratorëve, duhet përshëndetur por nuk mund të ndalet me kaq. Promotori dhe mbrojtësi i shpërdorimit të 430 milionë eurove të shqiptarëve është Edi Rama.

Drejtësia duhet të shkojë deri në fund, sepse askush nuk mund të jetë mbi ligjin! Sot është më jetik se kurrë vetting-u i politikanëve, verifikimi i pasurive dhe lidhjeve të tyre me krimin që mbajnë peng Shqipërinë, dhe godasin sigurinë dhe mirëqenien e familjeve shqiptare", shkruan Basha.

Arben Ahmetaj po hetohet për tre akuza për veprat penale “korrupsion pasiv”, pastrim parash, deklarimi rremë dhe fshehja pasurie. Hetimet për ish-ministrin e Financave, Ahmetajn nisën në kuadër të hetimeve për aferën e inceneratorëve dhe dolën disa të dhëna që e implikojnë atë në këto tre akuza që ka ngritur SPAK, për të cilat kërkon edhe arrestimin. Ndërsa është hequr akuza e shpërdorimit të detyrës që ishte ngritur më përpara.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH