Aktualitet

Kërkesa për 21 janarin, Shehi: Policia nën efektin politik të Ramës

               Publikuar në : 21:22 - 20/01/21 liberale

Dashamir Shehi, kryetari i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, mes të tjerash, komentoi në A2 edhe kërkesën nga policia për rihapjen e hetimeve për çështjen e 21 janarit, 10 vite nga ngjarja ku 4 persona u vranë në bulevard duke protestuar kundër qeverisë së asaj kohe.

Për Shehin, kjo kërkesë është politike, pasi vjen 10 vite nga ngjarja e rëndë dhe vetëm 2 muaj para zgjedhjeve.

“Unë kam dhënë një intervistë 10 vite më parë për këtë çështje. Kam qenë një njeri shumë radikal, kam qenë për dorëzimin e qeverisë në atë kohë sepse nuk mund të vriten 4 vetë në bulevard. Nuk i heq asnjë presje 10 vite më parë. Por sot, 10 vite më pas, para zgjedhjeve, të kërkosh nga polica dhe jo nga organizata të tjera. Policia aty ka qenë dhe presupozohet që policia është e pavarur.

Të kërkosh pas 10 viteve, 2 muaj para zgjedhjeve, të kërkosh hetimin për një çështje kaq të ndjeshme. Kjo tregon se shefat e policisë janë nën efektin politik të Ramës. Nuk më shqetëson ideja çfarë do të bëhet me hetimet, pasi ato fillojnë sot dhe mbyllen pas 2 vjetësh edhe pse do të ishte shumë mirë të mbylleshin sot”, tha Shehi.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back