Ish ambasadori i BE në vendin tonë, Ettore Seuqi është bërë pjesë e lajmeve në mediat italiane.
Ish-diplomati, që prej shtatorit mban postin e shefit të kabinetit të Ministrit Luigi Di Maio ka denoncuar një grua për kërcënime.
Mediat italiane shkruajnë se është arrestuar një skenariste e Rai TV, 41 vjeçarja Valentina Pizzale, e cila më pas është lënë në arrest shtëpie.
Ajo akuzohet se kërcënuar dhe shantazhuar ish-ambasadorin, duke i bërë telefonata deri natën vonë. “Do t’i tregoj të gjitha dhe do të shkatërroj”, shkruante ajo në mesazhet e dërguara ndaj Sequi.
Sipas mediave italiane, në vitin 2017, Ettore Sequi dhe skenaristja kishin pasur një lidhje të shkurtër që u mbyll shpejt. Ai kishte tentuar ta mbante larg vëmendjes publike tensionin që pasoi këtë mbyllje të raportit, por u detyrua të denonconte, pas kanosjeve të vazhdueshme që i bënte skenaristja, në tentativë për të vazhduar sërish lidhjen e tyre./Gazeta Liberale