Globi

SHBA / Kërcënoi se do të vrasë anëtarin e Gjykatës së Lartë, arrestohet 20-vjeçari

Shkruar nga Liberale

Sipas mediave amerikane, një person i armatosur, i cili kërcënoi se do të vriste anëtarin e Gjykatës së Lartë Brett Kavanaugh u arrestua pranë shtëpisë së gjykatësit në Merilend, bënë të ditur të mërkurën autoritetet zyrtare. Zëdhënësja e Gjykatës së Lartë Patricia McCabe konfirmoi se personi ishte i armatosur dhe se kishte bërë kërcënime kundër zotit Kavanaugh.

Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit në momentin e arrestimit, personit nga Kalifornia, rreth të 20-ve, iu gjet një armë zjarri dhe një thikë. Personi, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, mbërriti me një taksi sot herët në mëngjes pranë shtëpisë së zoti Kavanaugh, e cila ndodhet në periferi të kryeqytetit të vendit. Ai u kishte thënë oficerëve të zbatimit të ligjit se donte ta vriste gjykatësin (Kavanaugh), tha një zyrtar, në kushte anonimiteti.

Gazeta “Washington” njoftoi e para mbi arrestimin e tij, duke cituar burime që thanë se personi kishte me vete edhe pajisje që nevojiten për të kryer vjedhje. Sipas gazetës ai u kishte thënë policëve se ishte i mërzitur nga një opinion paraprak i rrjedhur nga Gjykata e Lartë që sugjeronte se gjykata do të anulonte vendimin Roe kundër Wade, një çështje historike që lidhet me abortin. Po sipas gazetës, personi i armatosur kishte thënë se ishte i mërzitur nga incidentet e përgjakshme me armë që kanë goditur vendin së fundmi.

Gjykatësit e lartë kanë qenë nën masa sigurie mes shqetësimeve për dhunë pas vendimit përfundimtar të gjykatës. Presidenti Joe Biden vlerësoi punën e autoriteteve për kapjen e shpejtë të personit të armatosur, shkruhej në një email të zëvendës sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë Andrew Bates.

Në mjediset jashtë gjykatës dhe në shtëpinë e zotit Kavanaugh dhe gjyqtarëve të tjerë janë zhvilluar protesta. Në një raport të Departamentit të Sigurisë Kombëtare thuhej se opinioni paraprak, i rrjedhur në fillim të muajit maj, ka nxitur një valë kërcënimesh kundër zyrtarëve dhe ka rritur gjasat për dhunë ekstremiste.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH