Aktualitet

Kërcënohet prokurori, i vendosin fishek në dritaren e zyrës

Shkruar nga Liberale
Kërcënohet prokurori, i vendosin fishek në dritaren e zyrës

Prokurori i Përmetit, Asllan Bajrami, është kërcënuar në kohën kur ishte në krye të detyrës.

Sipas burimeve të 'Euronews Albania', prokurori ka gjetur një fishek në dritarene e zyrës së punës, i cili mesa duket është vendosur në shenjë mesazhi.

Mësohet se gjatë ditëve të fundit, z. Bajrami ka marrë edhe thirrje në celular nga numër privat.

Prokurori ka depozituar kallëzim, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetim për ngjarjen si edhe për thirrjet në celular.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH