Kryesore

Kërcënohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

               Publikuar në : 21:09 - 27/10/21 liberale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar, ndaj është rritur edhe niveli i sigurisë ndaj tij.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili ka thënë se Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, tha zëdhënësi i Qeverisë.

KosovaPress ka kërkuar një përgjigje edhe nga Policia e Kosovës, e cila nuk mund të japin sqarime.

Ndërkohë që nuk dihet se nga kush dhe si është kërcënuar kryeministri Kurti, por që forca të shtuara të Policisë janë parë te shtëpia e tij.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back