Aktualitet

Kërcënimi për vizat/ Minxhozi: Qëndrimi i Macron ishte skualifikues për Kurtin dhe Osmanin

Shkruar nga Liberale
Kërcënimi për vizat/ Minxhozi: Qëndrimi i Macron ishte

Analisti Skënder Minxhozi, duke komentuar kërcënimin e presidentit francez Emmanuel Macron për pezullimin e vizave ndaj Kosovës, theksoi se deklarata e tij ishte shumë e rëndë për lidershipin vendas. Ai thotë se qëndrimi i presidentit të Francës ishte ‘skualifikues’ për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.

“Shumica e vëmendjes u fokusua tek deklarata e Macron lidhur me lapsusin e përkthimit. Nuk ka asnjë lapsus, është një presion i hapur por pjesa e deklaratës që për mua është edhe më e rëndë, sepse kërcënimi për vizat është konkret mjaft i hidhur dhe i dhimbshëm për një popullsi që vuan regjimin absurd të vizave për në Evropë. Por nga ana tjetër, ne e dimë që masat administrative teknike siç është kjo gjë në raport me deklaratat politike vijnë gjithmonë të dytat. Pjesa e deklaratës kur Macron i akuzon drejtpërdrejt presidenten dhe kryeministrin kosovar që të dalin fjale, është e rëndë edhe formulimi, janë jo kredibël që një gjë thonë në anglisht dhe tjetër gjë bëjnë në shqip.“, u shpreh Minxhozi.

Sipas tij, ata do të vihen përpara një zgjedhje që ose të pranojë kursin e Perëndimit ose të vijojë të ecë vetëm. Minxhozi thotë se qëndrimi i Kurtit gjatë kësaj kohe ka bërë që Kosoca ta shohe vetën të izoluar jo vetëm nga vende si Kina dhe Rusia por edhe nga ata që kanë qëndruar pranë sikurse SHBA.

“Është skualifikues për dy krerët më të lartë të Kosovës, deklarata e Macron lidhet me takimin e afërt që Kurtit do të ketë me QUINT-in që konsiderohet tashmë si diçka spartaike, që do të ndajë shapin nga sheqeri. Lidershipi i Kosovës do të vihet përpara alternativës që ‘ose prano planet dhe kursin tonë si Perëndim ose vazhdo ndiq fatin tënd’, ku çështja e sanksioneve nuk është më e rëndësishmja. Qëndrimi i Albin Kurtit ka prodhuar një Kosovë të izoluar ekonomikisht, por ka humbur kredibilitet siç Macron e thotë dhe që ka prodhuar një vetëmbyllje dhe vetëizolim absurd nga ata që janë garantët e Kosovës, të cilët e kanë treguar nga ’99 e deri në sot, që janë të vetmit që mund të garantojnë ekzistencën e shtetit kosovar. Sjellja e Kurtit ka krijuar jo vetëm acarim dhe zhgënjim por një situatë absurdi ku Kosova e sheh veten jo vetëm të izoluar ndaj shteteve të tilla si Kina, Rusia por edhe ndaj asaj pjesë të komunitetit ndërkombëtar, me në krye SHBA-të, të cilët jo vetëm që e njohin por që edhe i kanë ofruar para, ushtarë, siguri dhe njohje graduale ndërkombëtare.”, u shpreh Minxhozi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH