Aktualitet

Kërcënimi i zyrtarëve, Gjonaj: Do mbrohet nga skuadra speciale e...

Shkruar nga Liberale
Kërcënimi i zyrtarëve, Gjonaj: Do mbrohet nga skuadra speciale

Në një takim që zhvilloi me gazetarët, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj foli edhe për kërcënimin e zyrtarëve të lartë.

Ministrja Gjonaj, theksoi se është krijuar një trupë e posaçme speciale e Policisë së Burgjeve që do të shërbejë në kuadër të regjimit 41 Bis për të dënuarit, e cila do të mbrojë edhe drejtuesit e burgjeve.

Një pjesë prej jush kanë publikuar raste të kërcënimit të drejtuesve të burgjeve, dhe kjo strukturë speciale do t’i mbrojë. Padyshim edhe Policia e Shtetit duhet të ofrojë mbrojtje”, theksoi Gjonaj.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, u kërcënua me jetë me anë të një mesazhi në telefonin celular, nga persona ende të paidentifikuar./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH