Aktualitet

Kërcënimi, Hajdari: Hyrja e Kryesisë së Kuvendit, e pasigurtë

Shkruar nga Liberale
Kërcënimi, Hajdari: Hyrja e Kryesisë së Kuvendit, e

Pak ditë më parë, deputetja Rudina Hajdari deklaroi nga foltorja e Kuvendit se ajo ishte kërcënuar, ndërsa i bëri thirrje kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi që të marrë masa para se të ketë ndonjë viktimë.

Pas kësaj deklarate, ndaj deputetes janë shtuar masat mbrojtëse. Ndërkohë, Hajdari është shprehur gjatë një emisioni televiziv se tashmë ndihej më e qetë.

Hajdari, ndër të tjera theksoi se është kërcënuar me jetë dhe se hyrja e Kryesisë së Kuvendit është e pasigurtë.

“Jam pak më e qetë. Thirrja nuk ishte vetëm për mua por gjithë stafin e Kryesisë së Kuvendit. Hyrja e Kryesisë ka nevojë për pak më shumë siguri. Parlamenti është më i siguruar, ndërsa ambjentet e Kryesisë nuk janë aq të siguruara,”-tha Hajdari.

Hajdari ka folur gjithashtu dhe për përçarjen e grupit parlamentar Demokrat dhe betejës së saj me Korab Litën se kush do të jetë kryetari, Hajdari tha se ai debat mund të ishte evituar.

“Ishte debat i panevojshëm, mund të ishte anashkaluar. Duke respektuar dëshirën e tij e trajtuam si çështje.Gjatë asaj kohe kishte një insistim të padrejtë dhe më vonë ndoqëm rrugën institucionale. Pata dhe mbështetjen e deputetëve jashtë grupeve parlamentare që bëri dhe zgjidhjen e çështjes më të thjeshtë,”-deklaroi Hajdari.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH