Showbiz

Keni tatuazhe në trup? Ja cilat janë sëmundjet që mund tju shkaktojnë

Shkruar nga Liberale
Keni tatuazhe në trup? Ja cilat janë sëmundjet që mund tju

Në Amerikë dhe shtetet tjera Perëndimore prej një kohe të gjatë është aktiv trendi i tatuazheve, ndërsa tashmë ky trend është shpërndarë në të gjithë botën e sidomos mes të rinjve.

Por studime të shumta tregojnë se shëndeti i njeriut mund të jetë në rrezik nga tatuazhet.

Disa ngjyra të tatuazheve përmbajnë substanca të cilat e shkaktojnë tumore. Ky zbulim tronditës ka ardhur nga një mbledhje e specialistëve të Britanisë nga Organizata e Shëndetit të Përgjithshëm.

Ata, në zbulimin e tyre më të ri e nxjerrin në pah rrezikun e nanopartiklave nga ngjyra e tatuazheve që mbahen në shpretkë përmes gjakut dhe veshkave.

Kjo e zvogëlon kapacitetin e trupit për t’i bërë ballë helmeve.

Ky hulumtim i ri pajtohet me ato të mëhershmet të cilët kishin demonstruar se ngjyrat e kuqe përmbajnë merkur, ndërsa ngjyra e gjelbër dhe e kaltër përmbajnë kobalt.

Këto kimikate janë shkaktarë të kancerit, prandaj duhet të keni kujdes.

Sipas hulumtimeve të SHBA-së, ngjyra e zezë e tatuazheve prodhohet duke e përdorur benzopirenin, përbërës i cili gjatë eksperimenteve në kafshë është dëshmuar se e shkakton kancerin në lëkurë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH