Aktualitet

Keni plane për plazh ditën e sotme? Mësoni parashikimin e motit

Shkruar nga Liberale
Keni plane për plazh ditën e sotme? Mësoni parashikimin e motit

Moti pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme si rezultat i depërtimit të masave ajrore relativisht të thata.

Moti parashikohet i kthjellët me mbizotërim të orëve me diell përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare përgjatë relieve malore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare deri në 8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri 13m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH