Showbiz

Këngëtarja shqiptare bëhet nënë për herë të parë, flet mjeku: Ajo është shembull për femrat e tjera

Shkruar nga Liberale

Këngëtarja shqiptare Eleni Foureira solli në jetë fëmijën e saj të parë ditën e martë. Gjinekologu i këngëtares ka folur në emisionin grek “Happy Day”, duke dhënë detaje për lindjen, bebin, por edhe forcën e treguar nga Eleni Foureira, e cila kishte pranë Alberto Botia, partnerin dhe babanë e djalit të saj.

Siç raportoi mjeku, Eleni Foureira ka hyrë në maternitet në orën 6:00 të mëngjesit dhe ka lindur me lindje normale në orën 15:20.

Më në detaje ai u shpreh: “Ajo ka lindur në orën 15:20 të pasdites. Eleni Foureira ishte bashkëpunuese gjatë gjithë kohës. Ajo ishte shumë e mirë dhe patëm një lindje shumë normale. Foshnja ka lindur me peshë rreth 2900 gram, e shëndetshme dhe e bukur. Ajo përjetoi momente të papara me shumë emocion, gëzim, lumturi si të gjitha nënat e botës. Kur bëhesh nënë për herë të parë, ndjenja është më prekëse”.

Pasi tha se foshnja i ngjan të dyve, ai theksoi: “Ajo është një grua shumë e fortë mendërisht. Nuk u dorëzua për asnjë moment. Ajo është shembull edhe për femrat e tjera që përballen me probleme. Ajo është e shkëlqyer. Një person që kalon probleme me disiplinën, dëgjon mjekët, bashkëpunon në mënyrë perfekte. Do të dalë nga spitali pas dy ditësh. Ajo është gjithmonë me djalin e saj”./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH