Aktualitet

Këngëtarja Evi Reçi reagon për humbjen e familjes së xhaxhait

Shkruar nga Liberale

Këngëtarja Evi Reçi ka reaguar për humbjen e jetës së familjarëve të saj nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë të martën në mëngjes, për pasojë të të cilit humbën jetën 46 persona. Eduard Reçi është xhaxhai i këngëtares, i cili humbi jetën së bashku me bashkëshorten Dolora Reçi dhe me dy fëmijët, Kristi dhe Klaus.

Postimi i plotë:  Te pranosh te papranueshmen. Me ndodhi dhe mua. I ndodh kujtdo. Sa e cuditshme! Ne momente te veshtira dhe te dhimbshme, te rikthehen ne mendje kujtimet me te bukura... Ashtu mu kujtua dhe Kristi im, qe kercenim dhe kendonim bashke, ashtu dhe Klausi qe qante qe se merrnim me vete se ishte i vogli e ne te “medhenjt”, ashtu dhe Axha Edi qe humori verior ishte ne cdo fjalen e tij, ashtu dhe Dolora qe dedikoi jeten per familjen e saj. Po ashtu me rikthehu kujtimet dhe Diena, shoqja ime e femijerise... dilnim, benim thashetheme, ndanim sekretet. Sic ishte ne fillim dhe ‘sekreti’ per dashurine tende, per Dorin qe me pas te pikturoi jeten me portretin e Esieles e vogel qe tu be motivi i jetes. Ishit te gjithe bashke. Nje pse e madhe, nje boshllek i madh, nga nje termet i madh. Zemren e kam plage! Nje faleminderit per te gjithe ju qe me keni shkruar dhe me keni qendruar afer cdo moment me dashurine dhe dashamiresine tuaj. Zoti ju bekofte ??

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH